Volejboll | Sonte një mbrëmje magjike, derbi në finalen e Kupës

0

Do ketë derbin në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit. Partizani për meshkuj, ashtu si Tirana, siguruan kualifikimin dhe tanimë do të luftohet për trofeun. Sonte dy ekipet do të zbresin në parket prej orës 20:00, ndërkohë që një biletë për të parë spektaklin e këtij takimi në pallatin e sportit “Feti Borova” kushton 200 lekë të reja.

Për të ardhur në finale Partizani mundi Studentin me rezultatin 3-0. Një ndeshje e dominuar nga ekipi i drejtuar prej Ylli Tomorit, pasi të kuqtë triumfuan duke i fituar tre setet me diferencë të konsiderueshme: 21-14, 25-18 dhe 25-16.

Kështu Partizani sfidon sonte Tiranën, që e kishte siguruar më parë finalen. Bardheblutë mposhtën 3-1 Erzenin kampion në fuqi. Kryeqytetasit fituan setin e parë 25-20, ndërkohë që shijakasit reaguan dhe fituan setin e dytë me të njëjtin rezultat. Më pas Tirana triumfoi në dy setet e tjera 25-17 dhe 25-22, duke u kualifikuar në finale.

FINALJA E FEMRAVE – Po sot luhet edhe finalja e Kupës së FSHV-së për femra. Ky takim nis në orën 18:00. Barleti Volley kaloi në finale pasi mundi Tiranën me rezultatin 3-2 (22-25, 25-11, 25-27, 25-18, 15-13) dhe përballë do të ketë Partizanin. Vajzat e skuadrës së kuqe mundën Teutën me rezultatin 3-0 (25-19, 25-17, 25-21) dhe kërkojnë trofeun.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.