Volejboll/ Rusia mbretëresha e re e Europës, Gjermanisë i prishet ëndrra

0

U luajt sot finalja e Kampionatit e Europian në volejboll për meshkuj. Për herë të parë në histori, Gjermania luajti një finale evropiane, duke u vënë përballë një superfuqie si Rusia, që zbriste në parket me 13 tituj europianë (duke përfshirë edhe ish-Bashkimin Sovjetik) – 7 më shumë se çdo kombëtare tjetër në histori.

Rusët triumfuan 3-2, në një finale të jashtëzakonshme, ku humbën për herë të parë një set në këtë turne.

Fillimi ishte rus, me setin e parë që përfundoi 25-19 për favoritët e mëdhenj, por gjermanët, që nuk u dorëzuan kurrë, barazuan 1-1 në setin e dytë (25-20). Sërish Rusia në avantazh, duke fituar setin e tretë 25-22, por në setin e katërt Gjermania dominoi, 25-17.

Vendimtar do të bëhet seti i pestë, me rusët që triumfuan në fund, 15-13, në një finale dramatike dhe spektakolare. Më i miri në fushë ishte Giorgi Grozer i Gjermanisë, me 27 pikë, por nuk mjaftuan, pasi Rusia ishte më mirë në tërësi, si ekip.

Ndërkaq, medalja e bronzit i shkoi Serbisë, që mposhti Belgjikën 3-2 në finalen e vogël (25-17, 22-25, 19-25, 25-22, 15-12).

FINALE

Gjermani – Rusi 2-3 (19-25, 25-20, 22-25, 25-17, 13-15)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image