Volejboll femrash/ Italia U19 shpallet kampione Europe

Në Tiranë është zhvilluar faza finale e kampionatit Europian në Volejboll për femra të moshës nën 19 vjeç. Në Parkun Olimpik “Feti Borova” është zhvilluar mbrëmjen e djeshme finalja e madhe dhe ishin vajzat italiane ato që kanë arritur të ngrenë trofeun, duke mundur në finale skuadrën e Rusisë, në një ndeshje me shumë rivalitet.

Ndonëse gjithçka u duk se do të merrte për mirë për vajzat ruse, të cilat fituan në dy setet e para, nuk ndodhi kështu pasi italianet arritën që të përmbysnin gjithçka në tre setet e fundit. Një sukses mëse i merituar ky për Italinë U-19, që në fund festoi jo pak për këtë sukses.

Sa i përket garës për vendin e trete dhe të katër, ishte Polonia, ajo që me jo pak vuajte Turqinë. Edhe në këtë ndeshje u deshën plot 5 sete, për të përcaktuar skuadrën që do të ngjitej në “podium”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *