Volejboll femra/ Përcaktohen gjysmëfinalistet e kupës

0

Barleti Volley dhe Tirana në grupin A, si dhe Partizani e Teuta në grupin B, janë kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Barleti Volley ka dominuar grupin e vet, duke i fituar pastër të tre ndeshjet, ndërsa Tirana fitoi bindshëm dy ndeshjet ndaj Vllaznisë e Korabit.

Teuta nuk e ka humbur qetësinë, teksa setin e parë e ka fituar Skënderbeu, 25-17. Tre sete radhazi nga durrsaket 25-15, 25-13 dhe 25-19 dhe 3-1. Po kështu lehtësisht ka fituar dhe Partizani ndaj Lushnjës, 3-0, teksa ka fituar dy sete 25-17 dhe të fundit 25-21. Partizani kishte siguruar gjithçka që dje dhe ka pasur mundësi të provojë edhe vajza të reja, përtej titullareve. E kështu, Partizani dhe Teuta janë gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë.

Renditja

Skuadra                N             F              H             Set.                        P

Partizani               3              3              0              9-1                          9

Teuta                    3              2              1              7-4                          6

Skënderbeu           3              1              2              4-6                          3

Lushnja                 3              0              3              0-9                          0

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image