Volejboll femra/ Barleti Volej, si kampione ndaj Partizanit

0

Të besuarat e Hasan Gurabardhit kanë fituar ndeshjen e parë për titull kampion 3-0 dhe kanë hedhur një hap të sigurt. Luhet përsëri të hënën

Gjergj Vyshka

Barleti Volej është sjellë si kampione në ndeshjen e parë finale të titullit kampion ndaj Partizanit, teksa dje në mbrëmje në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”

ka fituar thellësisht 3-0. Barleti Volej ka luajtur mirë, por ka pasur dhe momente kolapsi, çka kanë qenë në kurriz të rezultatit, ndërsa është kërkuar përmbysja më pas. Partizanit, përtej dëshirës, ka luajtur me hope. E për rrjedhojë nuk ka qenë në gjendje për të përballuar kampione në fuqi, të cilat kanë hedhur një hap të sigurt në këtë ndeshje të parë për titull. Rikthehet finalja e titullit kampion të hënën në ora 17:00.

Ndeshja

Barleti Volej e ka nisur mirë setin e parë, ndërsa ka kryesuar në 5-1, 8-3, 14-8, 15-11 dhe 16-11. Mirëpo këtu ka një farë kolapsi për kampionet në fuqi, ndërsa Partizani me një avantazh të pjesshëm 1-5 është afruar në 17-16. Por vetëm kaq, sepse skuadra e Gurabardhit nuk toleron më dhe fiton 25-20. Në setin e dytë gjithçka është nën udhëheqjen e skuadrës së Gurabardhit, që ka kryesuar 8-6, 11-7, 14-10, 16-11, 17-11 dhe në përfundim 25-17. Seti i tretë nis ndryshe për Partizanin, që nuk kërkon të dorëzohet. 6-8, 6-9, 6-13 dhe kryesojnë të kuqtë. Por kur pritej që të vazhdonte kështu për të kuqet e Tares, Barleti Volej me Begon në shërbim dhe Brahon në pozicionin katër përmbys. Me një avantazh të pjesshëm 10-2 shkon në 16-15 dhe më pas kryeson vazhdimisht 20-18 dhe merr setin 25-22 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Shifrat

Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Enkelejda Braho e Barletit Volej me 21 pikë e ndjekur nga Malvina Tuci e Barletit Volej dhe Ergysa Blloku e Partizanit me 10 pikë. Në bllok ka dalë fitues Malvina Tuci e Barletit Volej dhe Esmeralda Tuci e Partizanit me tre mure fituese të ndjekura nga Enkelejda Braho e Barletit Volej me dy të tilla. Në shërbim ka dalë fituese Çezarina Xheka e Barletit Volej me gjashtë rezultative e ndjekur nga Eleni Bego e Barletit Volej me tre të tilla, si dhe Esmeralda Tuci e Partizanit dhe Xhenifer Pirra e Partizanit me dy të tilla. Në total në tre sete Barleti Volej ka shënuar 75 pikë prej të cilave 56 pikë vetë, kurse 19 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit. Në krahun tjetër Partizani në tre sete ka shënuar 59 pikë prej të cilave 37 pikë vetë, kurse 22 pikë kanë ardhur nga gabimet e Barletit Volej, që e ka merituar fitoren 3-0.

Barleti Volej – Partizani 3-0 (1-0)

(25-20, 25-17, 25-22)

Barleti Volej: M.Tuci, Fagu (L), Bego, Braho, Hasku, Picaku, Xheka/Xhelilaj, Shabaku, Brati Trajner: H.Gurabardhi

Partizani: E.Tuci, Melisa Romano Ortega, Matraku, Meçorapoj, Blloku, Shehu (L), Pirra/Kole, Agolli Trajner: R.Tarja

Gjyqtarë: E.Zguri, E.Zenullari (Tiranë)

Asistentë: K.Tota, A.Nurja (Tiranë)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image