Vojvoda i kundërpërgjigjet kapitenit të Çekisë: Provoni të na shënoni dhe do e shihni!

Në prag të ndeshjes mes Kosovës dhe Çekisë, që do të luhet ditën e nesërme në “Fadil Vokrri”, nuk mungojnë dhe kundërpërgjigjet në deklaratat që futbollistët e të dyja përfaqësueseve kanë dhënë, duke e nisur kështu sfidën më herët.

Ka qenë pikërisht mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, që i është përgjigjur kapitenit çek, Marek Suchy, në lidhje me atë çfarë ai kishte shprehur me herët. Kapiteni i përfaqësueses çeke do të deklaronte se lojtarët e Kosovës janë gjaknxehtë, nëse u shënon gol apo u bën ndërhyrje, ata e humbasin qetësinë shumë lehtë.

Ndërsa Vojvoda i është kundërpërgjigjur me fjalët: “Fillimsht le të shënojnë, pastaj do e shohin reagimin tonë. Kemi pasur moment kur kemi qenë në humbje dhe kemi arritur të marrim një rezultat pozitiv.” /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *