Vodhi një penallti në derbi, dënohet Strotman

0

Bëri shumë bujë të dielën në derbin Roma-Lacio një penallti dhënë Romës për një faull inekzistent ndaj mesfushorit Kevin Strotman.

Holandezi u fut në zonë dhe simuloi pas ndërhyrjes së lacialit Uollas, sepse pa u prekur fare u rrëzua në tokë, duke mashtruar arbitrin, që akordoi 11-metërsh.

Kritikat dhe ironitë ndaj Strotmanit ishin temë dite, edhe pse për fat simulimi i tij nuk vlejti, sepse gjithsesi Lacio fitoi.

Tani vjen “shuplaka” tjetër për mesfushorin, sepse komisioni disiplinor në federatën italiane e ka pezulluar për dy ndeshje për simulim.

Ndërkaq, është pezulluar për një ndeshje mesfushori ganez Sulej Muntari, i cili në Kaliari u bë protagonist në fundin e takimit, kur nisi të debatonte me një grup tifozësh që po e ofendonin me kore raciste.

Arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë për daljen nga fusha pa leje, por Muntari i nervozuar iku fare nga fusha.

Tani Disiplina e ka pezulluar Muntarin për një ndeshje, por jo Kaliarin, sepse “koret raciste erdhën nga 10 persona, që do të thotë më pak se 1% e stadiumit, ndaj nuk ka dënim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here