Vlon jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, Mezani pjesë e një tjetër derbi të zjarrtë në Kosovë

E gjithë vëmendja sot është kthyer nga derbi i Shqipërisë, aty ku Tirana do të masë forcat me Partizanin. Por ky nuk do të jetë i vetmi, pasi një tjetër derbi shqiptar do të luhet ditën e sotme në Kosovë mes Gjilanit dhe Dritës.

Kjo sfidë ka qenë gjithnjë e ndezur dhe ekipet janë ndër rivalët më të mëdhenj të njëri-tjetrit. Drita është një emër i njohur dhe me traditë në kampionatin kosovar, ku para dy sezonesh ka vendosur edhe një rekord prej 29 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje. Ndërkohë ekipi i Gjilanit ka marrë një fytyrë tjetër nën drejtimin e Mezanit, duke qenë një nga ekipet më në formë në Kosovë për momentin. Përforcimet dhe projekti i këtij klubi e bëjnë një pretëndent kryesor për të kërkuar titullin kampion në “IPKO Superliga”.

Drita dhe Gjilani aktualisht renditen në vendin e 3-të dhe të 4-t, me Gjilanin që ka arritur të marrë një pikë më tepër se “intelektualët”. Por thuajse e baraspeshuar është edhe historia e këtyre dy klubeve në raport me njëri – tjetrin, pasi në 29 takime mes tyre Drita numëron 10 fitore, ndërsa skuadra e Gjilanit ka 9 të tilla. Sa i përket 10 ndeshjeve të tjera, të dy ekipet janë ndarë në barazim./Sport Ekspres/