Vllaznit Ultras: Kryebashkiake, më mirë hesht!

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi falënderoi tifozët e lojtarët e rinj të Vllaznisë, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Menjëherë ka ardhur një reagim i ashpër nga grupimi i njohur “Vllaznit Ultras”, që i ka kërkuar Ademit të mos flasë fare, pasi ajo është përgjegjëse për gjendjen e Vllaznisë.

Kjo gruaja nuk e ka kuptuar ende që ka shpëtuar sot për një qime pa u djegur me gjithë Bashki, sikur Vllaznia të kishte humbur. Vetëm ju, Voltana Ademi, s’keni gojë të flisni për Vllazninë, hiç hiç hiç. Hesht! Nuk ka fajtore më të madhe sesa ti në këtë histori. Kemi vite që protestojmë për të kaluar Vllazninë në dorë të biznesit për një menaxhim më të mirë të Klubit Vllaznia. Mos të të shkojë mendja që ne kemi bindje politike, e kemi vërtetuar prej 12 vjetësh, Vllaznia për ne është FE. Jepja Vllazninë biznesit për ta nxjerrë kampion. Mos e mbaj për përfitime politike dhe ekonomike, interesimi nga biznesi për të blerë aksionet nuk ka munguar në asnjë moment.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *