Vllaznisë i mbyllen dyert e stadiumit

0

Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet në lidhje me fundjavën e shkuar futbollistike dhe në Superiore e ka pësuar Vllaznia.

Për shkak të problemeve gjatë ndeshjes kundër Partizanit, klubi shkodran është dënuar të luajë një ndeshje pa tifozë.

Ndërkaq, Partizani e Luftëtari janë paralajmëruar, për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1.KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë, bazuar në nenin 66/3.a të KDS.

2.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.

3.KF “Luftëtari” paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image