Vllaznia triumfon ndaj Besëlidhjes, e “nderon” një senator

Vllaznia ka arritur të fitojë takimin miqësor të zhvilluar sot përballë Besëlidhjes, me rezultatin e ngushtë 0-1. Ky takim ishte shumë i luftuar dhe të dyja skuadrat synonin të fitonin. Rastet nuk munguan në këtë sfidë, por në total u shënua vetëm një gol, që mbajti firmën e Gilman Likës.

Mesfushori me shumë eksperiencë ishte ai që bëri diferencën në këtë takim, duke i dhënë fitoren Vllaznisë. Lika shihet si një lojtar i rëndësishëm për sezonin e ekipit shkodran në Superiore, pasi dhe kontrata i është rinovuar. Si Besëlidhja, ashtu dhe Vllaznia, vazhdojnë kështu përgatitjet e tyre për sezonin e ri futbollistik.

Miqësore

Besëlidhja – Vllaznia  0-1
G. Lika 20’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *