Vllaznia-Skënderbeu, vjen goli i parë i ndeshjes

Dita e diel rezervon dy ndeshje me shumë rëndësi në Superiore, sepse zbresin në fushë tre skuadrat e kreut.

Fillimisht, Skënderbeu kryesues pret Vllazninë, sfidë që duhej të luhej në Shkodër, por u transferua në Korçë për shkak të problemeve me fushën e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa fusha sportive “Reshit Rusi” nuk plotëson kriteret e licencimit.

E diel, më 5 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Vllaznia – Skënderbeu         0-2

Shënues: Taku 57′, Soue 85′

Vllaznia: Selimaj, Gocaj (Gurishta 62′), Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi, Tafili, Hasani, Vucaj (Çinari 68′), Lika, Atsina (Ribaj 73′). Trajner: Ernest Gjoka

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas (Aliti 60′), Jashanica (Nimaga 46′), Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka (Gavazaj 83′), Taku, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Karton i verdhë: Krymi 43′

Gjyqtarë: Mario Apap, Paul Apap, Saviour Attard, Stephen Pace

EPISODET

18′ – Vllaznia humbet shansin e ndeshjes. Lika kroson nga e djathta dhe Atsina, krejt i vetëm përballë Shehit, gjuan jashtë. Hasani pranë tij ishte në pozicion më të mirë, por sulmuesi nuk e la topin të kalonte dhe Hasani i hakërrehet, duke i kërkuar llogari.
29′ – Taku humbet një shans të artë. Një kros në zonë, mbrojtja gabon dhe Taku te pika e penalltisë gjuan fort, por Selimaj largon me këmbë. Me fat Vllaznia.
49′ – Sërish Atsina, humbet një rast të artë. Në kundërsulm, i shpëton pozicionit jashtë loje dhe del i vetëm me Shehin, por në pozicion të prirët godet dhe Shehi largon me trup, duke evituar golin.
51′ – Radha e Skënderbeut për të rrezikuar, me Xhejms që futet në zonë dhe godet fuort, por Selimaj grushton.
57′ – GOL SKËNDERBEU! Thyhet rezistenca shkodrane, Afrim Taku gjen golin e parë të ndeshjes. Në tentativë për të hapur topin në të majtë të sulmit, Taku përplasi topin te një mbrojtës dhe sapo iu kthye në qendër të zonës, e gjuajti menjëherë, duke mundur Selimajn!
85′ – GOL SKËNDERBEU! Vjen goli i sigurisë, pas shumë minutash me sulme nga të dy krahët. Gavazaj, i sapofutur, tenton njcv gjuajtje që devijohet ngë një mbrojtës dhe nxjerr jashtë loje portierin Selimaj, ndërsa Soue shtyn topin në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *