Vllaznia shpërthen ndaj Skënderbeut, katër gola përpara “Loro Boriçit” me tifozë

0

Në “Loro Boriçi” Vllaznia luajti përballjen e saj ndaj Skënderbeut për të mbyllur javën e 6-të të Superiores. Shkodranët hynë në fushë me një motivim më tepër, pasi tifozët u rikthyen sërish në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin e tyre.

Shpërblimi më i mirë për ta ishte pikërisht fitorja e Vllaznisë, e cila i solli ekipit eshe zhbllokimin nga ai ngërç që kishte kapur sulmin shkodran. Ndërsa Daja dëshiron t’u tregojë të gjithëve se Skënderbeu do të jetë një konkurent i fortë këtë sezon. Goli i parë i takimit do të vinte nga Gilman Lika, që ekzekutoi në mënyrën e duhur një 11-metërsh.

Lojtari ka festuar me stafin dhe gjithë skuadrën, duke parë që gjetja e golit ishte problemi më i madh i shkodranëve deri tani. Gjithashtu duartrokitje ka pasur edhe nga tifozët e pranishëm. Vllaznia dyfishon shifrat në minutën e 68, me një gol që vjen në të njëjtën mënyrë si i pari, ku Gilman Lika tregohet sërish i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Për golin e tretë do mendonte Zogaj, i cili bëri një lëvizje mjaft të bukur për të shmangur mbrojtësin kundërshtar dhe më pas goditi fuqishëm topin, që do të përfundonte në rrjetë.

Por shkodranët nuk e lënë me kaq, pasi arrijnë të shënojnë edhe golin e 4-t në minutën e 94-t të takimit me anë të Gonzalez, duke fituar kështu me goleadë ndaj Skënderbeut./Sport Ekspres/

Vllaznia: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Injatoviç, Trukaj, Xhixha, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Nuabueze

Skënderbeu: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.

Vllaznia-Skënderbeu 4-0 41′ Gilman Lika p, 68′ Gilman Lika p, Zogaj 85′, Gonzalez 90’+4′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.