Vllaznia shpërdoron shumë ndaj Tiranës, Mirsad Jonuz bëhet për cigare si Sarri

Tirana dhe Vllaznia janë ndalur në një barazim pa gola, në takimin e vlefshëm për javën e 12 të Superiores. Në stadiumin e zbrazuar për shkak të dënimit të bardhebluve, është mbyllur në këtë mënyrë klasikja e futbollit shqiptar.

Në fakt, shanset më të pastra i kanë pasur shkodranët për të gjetur avantazhin.  Fillimisht duke goditur traversën me Hygor në fillimin e lojës, atje ku pati edhe një festë të parakohshme në stafin e Vllaznisë duke menduar se topi hyri në rrjetë. Ndërsa edhe Shtubina do të humbiste një rast flagrant teksa ndodhej thuajse i vetëm përballë portierit, por shpejtësia e tij linte për të dëshiruar dhe u mbyll në kohë nga mbrojtësit e Tiranës.

Ndërsa vendasit kërkuan të rrezikonin vetëm me goditjet nga distanca, ndërsa kjo pikë e marrë ndaj Vllaznisë, ishte maksimumi që mund të merrnin duke parë nivelin e lojës. Gjithashtu një tjetër element i veçantë ishte edhe trajneri Mirsad Jonuz. Ky i fundit u dënua për dy ndeshje dhe po e shihte ndeshjen në një dhomë të veçuar. Në një moment u kap edhe duke konsumuar duhan, duke na kujtuar Mauricio Sarrin në Europë dhe dashurinë e tij të madhe për të konsumuar cigaren, madje edhe brenda ambienteve të stadiumit. /Sport Ekspres/

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Kobina, Kale, Ngo.

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinjo, Maranhao.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *