Vllaznia shpartallon ekipin B, shënon edhe Sukaj

Vllaznia ka luajtur miqësoren e parë të vitit dhe përballë ka pasur Vllazninë B, që merr pjesë në Kategorinë e Parë.

Trajneri Ernest Gjoka hodhi në fushë një formacion miks fillimisht, duke provuar mbrojtjen titullare, por duke bërë eksperimente nga mesfusha e lart.

Katër gola prodhoi kjo pjesë loje, me Andi Ribajn që shënoi dy herë, si dhe Bardullën e Kalanë që shënuan nga një gol.

Në pjesën e dytë u futën Ruqi, Krymi, Lika, Çinari, Sukaj, Marku e të tjerë lojtarë, ndërsda ritmi i lojës nuk pësoi rënie. Sukaj shënoi nga pika e bardhë në minutën e 50-të, ndërsa Hysenaj shënoi golin e nderit për Vllazninë B në minutën e 63-të.

Antonio Marku e Gilman Lika shënuan dy gola të tjerë, duke vulosur fitoren e skuadrës së Gjokës, që i gëzohet natyrisht sulmit, pika më e dobët e Vllaznisë në pjesën e parë të sezonit.

Vllaznia – Vllaznia B 7-1

Shënues: Ribaj 11’ 29’, Bardulla 22’, Kalaja 41’, Sukaj 50’ (11-m), Marku 71’, Lika 80’ (11-m) / Hysenaj 63′

Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Malota, Berisha, Mersini, Bardulla, Tafili, Hajdari, Kalaja, Vucaj, Ribaj. U aktivizuan: Selimaj, Ruqi, Krymi, Lika, Çinari, Sukaj, Marku, Gurishta e Vjerdha. Tr: E. Gjoka

Vllaznia B: Selimaj, Bega, Prençi,Rajçeviq, Hysenaj, Brahimi, Kushi, Djepaxhia, Tula, Hallunaj, Pusi. U aktivizuan: Hasani, Hoti, Hoxha, Hyseni. Tr: E. Kraja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *