shopify traffic stats

Vllaznia shpallet kampione e vendit

0

Vllaznia në futboll për femra është shpallur dje matematikisht Kampione e Shqipërisë edhe pse duhen luajtur edhe dy javë kampionat. Skuadra shkodrane, që një muaj më parë fitoi edhe Kupën e Shqipërisë, dje ka siguruar edhe titullin e parë kampion në historinë e saj. Një triumf i merituar I ekipit që drejtohet nga trajneri Selami Pepaj, që këtë sezon ka qenë superior në kampionat, duke dominuar thuajse kudo ku ka luajtur. Vllaznia dje mundi me lehtësi 7-2 The Door në Shkodër, duke festuar gjatë këtë triumf në fushë me fansat e saj. Po dje ka fituar edhe Kinostudio e vendit të dytë, që ka arritur suksesin më të thellë në kampionat, duke mundur 20-0 Apoloninë në Fier. Një fitore që mbeti për statistikë, pasi nuk ndikon në renditje. Në kryeqytet, Tirana AS mposhti 9-0 Kinostudion në derbi, duke konsoliduar vendin e tretë në renditje, një ndeshje pa shumë histori. Dallohet te skuadra e Tirana AS, Ana Baro, që me golat e saj forcon pozitat si golashënuese.

Share.

Leave A Reply