Vllaznia që na krenojë në “Champions League”, merr fitoren e parë në “Arenën Kombëtare”

Vllaznia e ka nisur me këmbë të mbarë inagurimin e “Arenës Kombëtare”, në kampionatin e femrave. Në përballjen ndaj Apolonisë, do të ishin golat e Lufos dhe Bajraktarit që vendosën edhe këtë 90 minutësh.

Ashtu siç edhe pritej në fakt, pasi vajzat që na krenuar me arritjet e tyre në “Champions League” ia dolën edhe këtë herë për të treguar vlerat e tyre dhe për të marrë duartrokitjet e para të tifozëve në stadiumin e ri. Megjithëse nuk ishin në numër të larta, por sportdashësit nuk munguan, me tifogrupin “Power 12” që udhëtuan nga Shkodra për të qenë lojtari i 12 për ekipin edhe në këtë ndeshje,. /Sport Ekspres/