Vllaznia nuk bën tregti me tifozat, i afron të shumtë në numër për ndeshjen me Partizanin

Vllaznia-Partizani do të jetë kryendeshja e javës së tetë të Superiores, por pa harruar edhe përballjen mes Skënderbeut dhe Kukësit. Megjithatë një vëmendje më e madhe është në Shkodër, pasi aty priten shumë tifozë dhe një ambient më i nxehtë.

Vetë klubi i Vllaznisë ka bërë një sjellje shembullore sa i përket çmimeve të biletave. Nëse klubet e tjera do të përfitonin sa më shumë lekë nga tifozët dhe çmimi i biletave, duke parë rëndësinë e ndeshjes, më e lira për të qenë në Shkodër kushton vetëm 300 lekë. /Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur që nga dita e premte datë 18.10.2019, ora 10.00, në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” do të nisë shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Partizani. Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna C 300 lekë

Tribuna D 300 lekë

Tribuna A+ B 500 lekë

Tribuna VIP 1.000 lekë

Ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Njëkohësisht, do të kërkonim nga ana Juaj që të jeni sa më korrekt në mbështetjen tuaj, nisur nga ngjarjet e ndodhura në takimin me Tiranën dhe fakti që jemi të paralajmëruar për ndëshkime të tjera nga ana e FSHF-së.

Kjo padyshim që nuk i vlen askujt dhe ajo që e pëson është vetëm Vllaznia, prandaj dhe kërkojmë nga ana Juaj të respektoni rregullat dhe kërkesat e insitucioneve përkatëse për mënyrën si duhet të bëni tifozllëk.

Forca VLLAZNIA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *