Vllaznia, një hap larg titullit kampion

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj duket se po shkon drejt realizimit të objektivit të madh, apo drejt plotësimit të një ëndrre të kahershme, që është marrja e titullit kampion në volejboll për meshkuj. Pas fitores së finales së parë të fazës së Play-Off 3-1, të luajtur të premten e kaluar në Pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Vllaznia ka triumfuar me të njëjtin rezultat dhe dje. Fitore kjo që ka mbushur me entuziazëm një publik të tërë që e ndoqi ndeshjen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vllaznia e nisi mjaft mirë teksa kryesoi bindshëm në fillim. Por miqtë nga Tiranë, me ndërhyrjen e shpeshta edhe të trajnerit Arben Sako, arriten ta baraspeshojnë lojën, madje duke dhënë sinjale edhe për ta fituar këtë set. Në parket për momentin ka edhe tension, kjo për dy reagime radhazi të trajnerit Sako, ku dhe është ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari i kullës. Megjithatë Vllaznia, e mbështetur edhe nga tifozeria e zjarrtë shkodrane, arrin ta fitojë setin e parë, 25-22. Fitore kjo që duket se i kalon në një farë mënyre në vetëkënaqësi vendësit. Gabime të shumta në pritjen e topit të parë, lojë pa rendiment në rrjetë, qoftë në bllok, apo edhe sulm, ndërkohë që edhe shërbimet çalojnë. Por meritë të plotë kanë dhe volejbollistët miq ë janë të qartë dhe shumë të qetë në veprimet e tyre. E seti i dytë, i dominuar plotësisht prej tyre, është fituar 25-14. Loja rihapet, ndërsa Studenti kërkon të eci me të njëjtat ritme të setit të dytë, por Vllaznia nuk e lejon. Me një përmirësim të dukshëm të lojës arrin ta fitojë setin e tre me shifrat 25-19. E po me të njëjtën mënyrë loje arrin të marrë dhe setin e katërt, 25-13, dhe krejt ndeshjen 3-1. E tashmë Vllaznia është vetëm një hap larg titullit kampion.

VOLEJBOLL MESHKUJ

FINALE (VLLAZNIA KRYESON 2-0)

Vllaznia – Studenti 3-1 (2-0)

(25-22, 14-25, 25-19, 25-13)

Vllaznia: Lloshi, Xhorxheviç, Rrashketa, A.Qafarena, N.Qafarena, Gjoklaj / Taflaj, Drinazi, Çekini, Jukni, Miloti, Kola (L) Trajner: M.Kroqi

Studenti: Kula, Lundra, Kupi, Pepaj, Xhabrahimi, Rama / Baruti, Çullhaj, Serati, Berdufi (L) Trajner: A.Sako

Gjyqtarë: E. Zguri, E. Dusha (Tiranë)

Asistentë: K. Tota, A. Nurja (Tiranë)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image