Vllaznia në kaos, ngrihen llogaritë bankare

Sikur të mos mjaftonte fakti që Vllaznia do të luajë këtë edicion në Kategorinë e Parë, një tjetër problem vjen për skuadrën shkodrane. Kompania GEA Sport, që dikur ishte në krye të skuadrës kuqeblu është në gjyq me klubin e Vllaznisë dhe pretendon se duhet të marrë një shifër prej 75 mijë eurosh.

Duke qenë se procesi gjyqësor vijon, është bërë me dije se klubi nuk mund të bëjë asnjë transaksion bankar, deri në momentin që të marrë zgjidhje ky konflikt, ashtu siç raporton “Star Plus TV”.

Kjo gjë ka sjellë një kaos të vërtetë ekonomik, pasi Vllaznia nuk mund të tërheqë dot asnjë qindarkë nga asnjë bankë e nivelit të dytë. Bankat janë kërcënuar se nëse do të ndodhë që të thyhet ky rregull do të gjobiten rëndë, ndaj drejtuesit janë informuar se nuk kanë mundësinë që të përdorin llogaritë e tyre.

Situata është shumë e paqartë, kjo për faktin se nuk duhet se dhe për sa kohë lojtarët e stafi teknik nuk do të paguhen. Disa nga sportistët kanë afro 6 mija që nuk paguhen, ndërsa dhe ata që janë afruar nuk kanë marrë ende asnjë nga pagat.

Në të njëjtën situatë janë dhe trajnerët e skuadrave të moshave, por dhe punëtorët e thjeshtë të fushës, të cilët ndonëse kanë rroga modeste, janë pa rroga prej muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *