Vllaznia në “gjumë”, Bylisi i merr goleadorin e moshave

Uheid Hoxha pak ditë më parë firmosi për Besën, ndërkohë që një tjetër futbollist i talentuar lë Vllazninë. Sulmuesi Eridon Qardaku ka pranuar propozimin e Bylisit dhe ka nënshkruar një kontratë që e lidh me ballshiotët për tre vitet e ardhshme.

Qardaku, vjet u shpall edhe shënuesi më i mirë në kampionatin e moshave, duke tundur 21 herë rrjetat e kundërshtarëve. Sulmuesi 19-vjeçar tanimë nis rrugëtimin si profesionist dhe do kërkojë të spikasë me Bylisin.

Vllaznia nga ana tjetër sheh t’i ikë nga duart një tjetër lojtar i formuar prej tyre. Bylisi shpreson që Qardaku të shpërthejë me ta dhe në të ardhmen të shitet jashtë vendit.

Postimi i bërë nga menaxheri i Qardakut, Andi Matraxhiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *