Vllaznia ndahet me Cungun dhe i bën ofertë Gjokës

Në drejtimin e Vllaznisë prej janarit 2016, Armando Cungu është dorëzuar. Është ankuar gjithnjë, për organizimin, financat e merkaton, por nuk ka parë ndryshim dhe starti mediokër i sezonit e ka bërë të kuptojë se nuk ia vlen të vazhdojë më. Dorëheqje, e pranuar nga kryebashkiakja Ademi, edhe pse pa njoftim zyrtar.

Kjo e fundit ka takuar sot Ernest Gjokën. Trajneri kampion i sezonit të fundit është pushim prej korrikut, pasi mbylli aventurën me Kukësin, ndërsa ka pritur me qetësi ofertat.

Vllaznia ia ka bërë një të tillë, duke i kërkuar të imformohet për kërkesat e tij dhe kushtet. Gjoka ka marrë informacionin e nevojshëm, ka shpalosur edhe planet e tij, por ndërkohë ka kërkuar edhe kohë, për të vendosur dhe për të pritur që Bashkia Shkodër të mbyllë fillimisht epokën Cungu, pasi mungon vendimi zyrtar.

Formalitete, me shumë mundësi Gjoka kthehet nesër në Shkodër për firmën dhe prezantimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *