Vllaznia mund lehtësisht Skënderbeun, luajnë të rinjtë

0

 

Vllaznia – Skënderbeu 3-0

(25-9, 25-17, 25-22)

Vllaznia: Miloti, Jukni, Çekini, K. Kola, Drinazi, A. Qafarena/Taflaj, N. Qafarena, Lloshi, Gjoklaj Trajner A. Kalaja

Skenderbeu: Haxhillari, Drinazi, Caci, Piza, Ndarllari, Beqiraj/Sejati, Musaka, Dhimitri, Shëllura, Shishi, Jatagani Trajner A.Prifti

Gjyqtarë: T.Zguri, G.Pishtari(Tiranë)

3-0 në favor të Vllaznisë ka përfunduar përballja që kuqeblutë patën në fushen e tyre me Skënderbeun. Ndeshja e zhvilluar mesditen e së shtunës, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, që nga fillimi dhe deri në fund pati vetem një protagonist, Vllazninë. Kjo skuadër për asnjë moment nuk e vuri në diskutim rezultatin e këtij takimi në favor të saj. I vetmi set që mund të themi se krijoi paksa emocione ishte ai i treti, kjo edhe për faktin sepse trajneri vendas Artan Kalaja aktivizoi në fushën e lojës thuajse të gjithë elementin e ri. Edhe pse miqtë nga Korça bënë të gjithë përpjekjet që të paktën mos të iknin nga Shkodra pa një set të fituar, kuqeblutë e fituan këtë set me rezultatin 25-22 dhe në përfundim 3-0, ndërsa dy setet e para i kishin marrë me 9 dhe 14 pikë. Kjo fitore i jep moralin e duhur për të bërë më të mirën e tyre edhe për javen e katërt kur do të jenë përballë kampiones Studenti. Një gjë të tillë e theksoi edhe trajneri Artan Kalaja, i cili në prononcimin e tij për “Sport Ekspres” bëri të ditur se skuadra që ai drejton do të udhëtojë në kryeqytet vetëm për fitore. “Me Studentin, sa herë jemi përballur, qoftë në Shkodër, apo Tiranë kemi dhuruar lojëra shumë cilësore. Ashtu do të jetë edhe kjo e javës së ardhshme ku forma e mirë që gëzojnë titullarët e skuadrës, përfshirë edhe djemtë e rinj, na bën optimistë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje”, përfundoi trajneri Kalaja për “Sport Ekspres”.

Gaspër Marku

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.