Vllaznia mposht Korabin, mjafton një gol që në tunel

0

Vllaznia ka siguruar fitoren e radhës. Kuqeblutë mposhtën Korabin në shtëpi me rezultatin 1-0. Një gol i Ardit Krymit në minutën e parë të ndeshjes vulosi fatet e ndeshjes dhe i shtoi tre pikë ekipit në renditje.

Shkodranët kishin mundësi për të dyfishuar shifrat në minutën e 21-të, por penalltia e goditur nga rumuni Dan Ignat u prit nga portieri i ekipit dibran. Ndeshja nuk pati më gola, pavarësisht disa rasteve të humbura nga djemtë e Canajt.

Kjo fitore e ngjit Vllazninë në kuotën e 37 pikëve në krye të Grupit A. Diferenca me Besëlidhjen ndjekëse ka shkuar në 12 pikë dhe Vllaznia, që siguroi rikthimin në Superiore një javë më parë, pret me padurim fundin e kampionatit.

Grupi A | Play-off
E shtunë, më 20 prill 2019

Ora 15:00 | Vllaznia-Korabi 1-0
Shënues: Krymi 1′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.