Vllaznia merr përgjigjen nga Apeli, duhet t’i bëjnë llogaritë pa titullarin e tyre në misionin e mbijetesës

Klubi i Vllaznisë ka marrë përgjigjen e Apelit sa i përket dënimit të futbollistit të saj, Renato Malota.Kështu shkodranët duhet t’i llogarisin 3 ndeshjet e mbetura pa shërbimet e mbrojtësit. Komisioni i Apelit ka dhënë verdiktin e vetë duke lënë në fuqi vendimin e shpallur më parë nga Disiplina.

“1. Lënien në fuqi të vendimit Nr. 33, datë 07.07.2020 (pika 2) të Komisionit të Disiplinës. 2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër”, shkruhet në vendimet e nxjerra ditën e sotme.

Sjellja anti sportive ndaj gjyqtarit të ndeshjes ka qenë motivi për pezullimin e Malotës për plot 4 takime nga aktiviteti futbollistik. Vllaznia ka një mision të vështirë përpara për të shpëtuar nga zona play out, por në të nuk do të mund të marrë pjesë një prej titullarëve të këtij sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *