Vllaznia me ritëm të lartë, Gjoka “shtrydh” Sukajn

Vllaznia vijon stërvitjen në Ulqin, duke punuar me ritëm të lartë, në një kohë që klubi vijon punën në merkato. Larg Shkodrës skuadra ka gjetur qetësi dhe është izoluar, duke u përqendruar vetëm te puna në prag të pjesës së dytë të sezonit.

Trajneri Ernest Gjoka po punon shumë sidomos me afrimet e janarit, ku në fokus është Xhevahir Sukaj. Sulmuesi ka luajtur pak në pjesën e arë të sezonit dhe fizikisht është ende larg formës optimale, ndaj synimi i tij dhe i Vllaznisë është arritja e maksimumit, që do të thotë se shkodranët do të Migjenin një sulmues niveli, që nuhatjen për gol nuk e ka humbur kurrë.

Ndërkaq, ditët e ardhshme priten edhe disa përforcime, me repartin e mbrojtjes në plan të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *