Vllaznia me llogjikën e pakuptimtë! Sot e gëzon Bylisi gati, si e falën edhe Eridon Qardakun?

Vllaznia mbetet padyshim një shkollë e futbollit e mirfilltë që vazhdon të prodhojë talentet e reja në numër të madh. Por politika që ndjek kjo skuadër, është vërtet e pakuptimë dhe e pallogjikshme.

Një prej rasteve konkrete është ai i Eridon Qardakut. Ky i fundit është vetëm 19-vjeç dhe po shpërthen te Bylisi. Madje edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit, ka qenë në nivel të jashtëzakonshëm.

Qardaku do të rritej në akademinë e Vllaznisë, me këta të fundit që nuk e shihnin si të nevojshëm marrjen e tij në ekip të parë. Në këtë mënyrë i falet një talent i pastër një kundërshtari të Superiores. Një rivali që mund të rezultojë edhe direkt për mbijetesë në fundin e sezonit, me gabimet e së shkuarës që mund të shkaktojnë një pendesë të madhe në llogaritë përfundimtare.

Zakonisht lojtarët e rinjë largohen menjëherë duke mos iu garantuar vendi te ekipi i parë, ose me disa oferta dhe rroga qesharake, që e përkëthyer më shqip do të ishte fjala: “Largohu”. Qardaku është vetëm një prej këtyre rasteve, por është shumë e pallogjikshme sesi një ekip si Vllaznia, që prodhon kaq shumë lojtarë të rinjë dhe talente të mëdha, t’i kthej këta të fundit kundër vetes. /Sport Ekspres/