Vllaznia-Lushnja nuk luhet këtë javë

0

Vllaznia-Lushnja nuk luhet këtë javë, pas shuçë e shumë debatesh. Kërkesa e Vllaznisë për ta shtyrë për një datë tjetër këtë takim ka gjetur aprovimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të klubit lushnjar dhe për këtë arsye është rënë dakord që ky takim të luhet më datë 22 nëntor ora 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ashtu si para ndeshjes ndaj Skënderbeut, ndërhyrja që është bërë në barin e këtij impianti sportiv e bën të pamundur luajtjen e ndeshjes në fjalë aty këtë të mërkurë dhe kësisoj me mirëkuptimin e të dy klubeve dhe me aprovimin e FSHF-së, është rënë dakord që ndeshja të shtyhet për një javë, sepse deri atëherë stadiumi do të jetë gati për të pritur një ndeshje futbolli.

Për të ardhur keq që shtyrja e ndeshjes bëhet 48 orë para ndeshjes, çka nuk lë një shije të mirë. Megjithatë, në këtë rast ishte zgjedhja më e mirë, pasi Vllaznia nuk ka pse paguan koston e një fushe problematike.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image