Vllaznia luan miqësoren në “familje”, Gjoka provon mbrojtjen titullare

0

Vllaznia do të zbresë në fushë sot pasdite (14:30) në Ulqin, për miqësoren e parë të vitit të ri, duke u vënë përballë Vllaznisë B.

Në mungesë të miqësoreve me ekipe malazeze, që janë ende me pushime, Vllaznia ka zgjedhur ekipin B, që në fakt është goxha cilësor, sepse ka futbollistë me emër, që shpesh luajnë me ekipin e parë dhe kanë luajtur edhe me pare ne Superiore.

Trajneri Ernest Gjoka do të hedhë në fushë një formacion mik, ku vetëm mbrojtja është ajo titullare, që pritet të jetë baza e pjesës së dytë të sezonit, me Mersinin, Malotën, Berishën dhe Pjeshkën nga minuta e parë, para Alen Sherrit.

Në mesfushë Kalaja e Hajdari nga krahët, Tafili e Bardulla në qendër, me Vucajn të avancuar, në mbështetje të sulmuesit Ribaj. Krymi e nis nga stoli, ndërsa Orelesi mbetet në Shkodër, për probleme me marrjen e vizës malazeze.

Në pjesën e dytë Gjoka do të provojë skema të tjera në sulm, me emra si Çinari, Lika e Sukaj që do të formojnë sulmin që mendohet të jetë titullari për vazhdimin e sezonit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image