Vllaznia ka shumë vuajtje për portën, por zgjidhjen Jonuz e gjen vetëm në shtëpi

0

Alen Sherri, Tedi Lacco, dy emrat më të lakuar te Vllaznia në javët e fundit të kampionatit. Të dy portierët kanë bërë gafa të mëdha në ndeshjet e fundit duke i shkaktuar kuqebluve humbje të njëpanjëshme. Së fundmi për të zgjidhur problemin e portës, drejtuesit e klubit shkodran kanë afruar në gjirin e tyre edhe Andreja Efremov.

Por dyshimet mbi portierin maqedonas janë shumë të mëdha. Kjo për faktin se ai ka thuajse një vit pa aktivizim dhe të afrosh një portier në mes të muajit shkurt, kur merkato ka përfunduar që në janar duket më të vërtetë një lëvizje e pakuptimtë. Shkodranët ndoshta duhet të hedhin sytë në shtëpi dhe më saktë nga stoli. Aty ku qëndron Kristi Qarri. I afruar në ekip nga ekipet zinxhirë të Vllaznisë që në fillim të sezonit, ai shihet si një premtim i madh.

Portieri i ditelindjes 2000 ka të dhëna me të vërtetë mbresëlënëse. Ku ndër të tjera numëron edhe 8 paraqitje me ekipin tonë kombëtar U-20. Për të mos llogaritur 9 kampionatet e fituar me moshat e Vllaznisë ku ka qenë gjithmonë titullar. Gjithashtu ai ka edhe 4 paraqitje në sezonin e shkuar me Vllazninë ku nuk ka pësuar asnjë gol. Statistika këto që të vënë në mendime dhe qe tek Vllaznia duhet ti besojnë këtij djali të ri. Përpara se ta humbin duke parë që për të kanë shfaqur interes edhe klube të Superligës si: Bylis, Teuta apo edhe Flamurtari i Prishtines dhe Beselidhja.

Vllaznia duhet ti kushtojë vëmendje një elementi të tillë dhe të mësojë nga gabimet e së shkuarës, ku ndër vite ka humbur talente të shumtë që kanë shkëlqyer në ekipe të tjera. Në fund të fundit shkodranët më keq se kaq s’mundet të bëjnë. /Endri Cinari- Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.