Vllaznia jep shenja jete, 200 milion lekë për borxhet

Vllaznia po kalon një nga momentet më të vështira në historinë e saj. Pikërisht 100 vjetorin e saj skuadra shkodrane duhet ta kalojë në Kategorinë e Parë. Shkodra njihet si një nga qytet ku ka mjaft sportdashës, të cilët janë shumë të interesuar për skuadrën e tyre të zemrës.

Kanë nisur që të reagojnë në Shkodër,teksa Këshilli Bashkiak Shkodër ka miratuar një fond prej 200 milion lekësh, për të shlyer të detyrimeve të prapambetura që klubi ka. Kjo shifër ka qenë e parashikuar në fondin që do të akordohej për klubin shkodran. Me këtë shumë do të shlyhen pagat e prapambetura të pjesëtarëve të sezonit të shkuar dhe në këtë mënyrë do të nisë dhe puna për sezonin e ri.

Kampionati për Vllazninë do të nisë në muajin shtator, por koha në dispozicion nuk duhet të konsiderohet e mjaftueshme, pasi ende gjërat janë në vend s ai përket anës sportive. e Asamblesë së Përgjithshme duhet të bëjë shpërndarjen e shumës së akorduar nga Bashkia dhe menjëherë do të nisë dhe caktimi  organeve të reja të klubit, duke nisur që nga administratori dhe deri tek trajneri si dhe futbollistët që janë në planet e klubit për edicionin e ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *