Vllaznia gjen qetësinë e munguar, mund Flamurtarin

0

 

Vllaznia – Flamurtari 3-0

(25-11, 25-9, 25-11)

Vllaznia: Zhivani, Qershia, Picaku, Koçeku, Petëza, Molla, Kiri/ Vistaraj, Dodani Trajnere: S.Goga

Flamurtari: M.Isakaj, Nezinaj, Çaushaj, Petritaj, Menetaj, Guci, Nali/ Nalaj, R. Isakaj, Tafili, Kamberaj Trajner: T.Driza

Gjyqtarë: E.Dusha, Ko.Gjoka (Tiranë)

Pas tre humbjeve radhazi, skuadra shkodrane e volejbollit të femrave, e drejtuar nga trajnerja Sadije Goga, ka realizuar fitoren e parë në kampionat. Kjo ka ndodhur mesditën e së shtunës në Pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në ndeshjen Vllaznia-Flamurtari. Edhe pse përbërja e tyre është mjaft e re, volejbollistet kuqeblu në këtë ndeshje prezantuan një nivel mjaft të mirë. Të mbështetur edhe nga tifozeria shkodrane ato ishin gjatë të gjithë ndeshjes në avantazh duke mos e vënë për asnjë moment fitoren në diskutim. Mikeshat nga Vlora janë përpjekur që të rivalizojnë, por nuk kanë mundur të shkojnë më tepër se pika e 11-të për setin e parë që mbyllet 25-11 për Vllazninë. Kur pritej një reagim më i madh në setin e dytë nga ana e volejbollisteve vlonjate janë përsëri vendasit që vijojnë të udhëheqin në rezultat, madje duke e thelluar edhe më shumë diferencën që në këtë set është me shifrat 25-9. Me të njëjtën pamje zhvillohet edhe seti i tretë, që mbyllet me rezultatin 25-11 për Vllazninë, e cila me rezultatin e përgjithshëm të seteve e fiton me lehtësi të gjithë takimin me rezultatin e thellë 3-0. Pas oshilacioneve dhe situatës konfuze që e shoqëroi Vllazninë me fitoren e arritur dje ndaj Flamurtarit mendohet se është gjetur qetësia.

Gaspër Marku

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.