Vllaznia gjen fitoren e dytë radhazi, Kamza nuk ka të ndalur

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 12-të të kategorisë Superiore me rezultatin e njëjtë 2-1. Në Kamëz vendasit kanë fituar përballë Lushnjes, duke përmbysur rezultatin që në pjesën e parë. Në ndeshjen tjetër mes Vllaznisë dhe Luftëtarit ka vendosur goli i Gilman Likës i shënuar vetëm 7 minuta para fundit të kohës së rregullt. Ndeshje me mjaft emocion, sidomos në fraksionet e para, ku u shënuan dhe 5 nga 6 golat që dhuroi dita e sotme.

Superiorja kulmon nesër me përballjen më të rëndësishme mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Vllaznia 2–1 Luftëtari

Shënues: Ramadani (autogol), Lika 83’/ Bregu 41′

GOLI 

7′ – Harkimi nga e djathta gjen devijimin e Ramadanit, që në tentativën për të larguar topin e çon në portën e tij.

41’- Ekzekutim perfekt i vlonjatit Dejvi Bregu i jep golin e barazimin Luftëtarit.

83’ – Lika i jep avantazhin Vllaznisë. Kapiteni shfrytëzon siç duhet një harkim nga e majta duke kaluar të tijtë sërish në avantazh me një goidje potente nga brenda zone.

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku, Hasani, Tafili (Hajdari 72′), Vucaj, Lika (Bardulla 85′) , Çinari (Kalaja 60′), Atsina. Trajner: Ernest Gjoka
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Ramadani, Aleksi, Rroca (Rrapo 86′) , Abazaj, Lamçja (pergjini 90′), Bregu. Trajner: Hasan Lika
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Denis Agaraj, Redvan Shaba, Juxhin Xhaja
Delegat: Astrit Maçi

Kartonë të verdhë: Gurishta 34′, Marku 44′, Gocaj 49′, Kalaja 65’/Abazaj 26′, Zguro 58′

 

Kamza 2–1 Lushnja

Shënues: Plaku 15′ Meto 40′ (autogol)/ Canka 6’

GOLAT

6’- Canka tregohet i saktë me goditjen nga brenda zone dhe kalon Lushnjen në avantazh.

15’- Plaku ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke vënë ekuilibrin në Kamëz.

40’- Përmbys gjithçka Kamza. Imeri pason nga e djathta, Raçiç nuk e arrin topin, por Meto pas tij i jep devijimin duke e çuar në portën e tij.

Kamza: Halilaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Ymeraj, Zefi, Rezi (Neziri 76′), Plaku (Mehmeti 90+3′), Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu
Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Marku, Ruço, Pepa (Shkulaku 59′ – Magani 73′), Gava, Papa (Alushi 50′), Mone, Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja
Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Ardian Beqiri
Delegat: Lysien Nurishmi

Kartonë të verdhë: Zefi 60′, Plaku 61′, Halili 77’/ Sefa 46′ Gava 59′, Canka 88′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *