Vllaznia e përjashtoi, Cicmil do të luajë në Europa League

Stefan Cicmil e ka mbyllur me Shqipërinë dhe me shumë gjasa nuk do të kthehet më kurrë, duke parë si e larguan nga Shkodra, ku u sulmua hapur mediatikisht nga trajneri Armando Cungu pas penalltisë së shkaktuar në shtesë ndaj Skënderbeut në Korçë.

Qendërmbrojtësi malazez u largua pa zhurmë e pa polemika, përshëndeti gjithë tifozët dhe klubin me një letër të hapur në rrjetet sociale, duke mohuar çdo akuzë ndaj tij, ndërsa tani ka gjetur ekip të ri.

Sezonin e ardhshëm Cicmil do të luajë në Malin e Zi, me Mlladostin e Podgoricës, aty ku është transferuar edhe Marko Cetkoviç.

Mlladosti ishte në garë për titull deri në fund në Malin e Zi dhe pas pak ditësh do të luajë në Europa League, ndërsa në miqësoret e fundit Cicmil ka qenë titullar fiks në formacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *