Vllaznia e ka festë, Bubeqi: Sfidë luksi, por duam tri pikët!

Korabi është gati për kampionatin, pas pushimit që i kishte rezervuar kampionati. Ndeshja e radhës luhet në transfertë dhe ndaj një ekipi që ka siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore. Sigurisht shkodranët do vijojnë të jenë seriozë në fushë, sidomos para publikut të tyre.

Kjo ndeshje, për dibranët është një sfidë luksi. Kështu shprehet për SportEkspres.com Dorian Bubeqi, trajneri i Korabit. “Gara në grupin tonë mendoj se po zhvillohet e fortë, por edhe e bukur. Korabi i ka luajtur me seriozitet të gjitha ndeshjet, jo vetëm tani në fazën e tretë. Kështu, edhe në ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë do të shkojmë në Shkodër jo vetëm të shijojmë një sfidë luksi, por edhe të synojmë tri pikët”, shprehet kavajasi.

Synimin për fitore Bubeqi e mbështet te situata e skuadrës së tij, ndërkohë që synimi i dibranëve është pozicionimi në vendin e dytë në fund të kampionatit. “Jemi në garë për vendin e dytë dhe si skuadër i kemi mundësitë ta arrijmë objektivin. E kam quajtur një mini-kampionat këtë synim të skuadrës sonë dhe besoj se do t’ia dalim”, përfundon Bubeqi.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *