Vllaznia e gatshme për Erzenin, por në fund ka festë dhe Kupë

0

Në rrjetet sociale, sot FK Vllaznia ka postuar në faqen e saj zyrtare njoftimin datën dhe orën e ndeshjes së javës 26 me Erzenin, por edhe për ceremoninë e dorëzimit të Kupës si ekipi kampion në Grupin A të Kategorisë së Parë, 2018-2019. Ndaj u bën thirrje gjithë tifozëve të saj që të jenë të pranishëm ditën e shtunë në Loro Boriçi”

“Të shtunën ekipin i Vllaznisë do të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së tretë të kampionatit, atë ndaj Erzenit. Takimi do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 16:00 dhe sigurisht që skuadra jonë do të kërkojë ta mbyllë me fitore këtë fazë. Stafi teknik nuk do të ketë në dispozicion vetëm mesfushorin- sulmuesi Silvio Zogaj, i cili është i penalizuar me kartona, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve është e gatshme”.

“Në përfundim të ndeshjes, FSHF-ja do të zhvillojë edhe ceremoninë e dorëzimit të kupës për ekipin tonë si kampion i Grupit A për këtë sezon. Prandaj ju ftojmë të jeni të pranishëm në stadium ditën e shtunë”, kështu thuhet në postimin e FK Vllaznia.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.