“Vllaznia do të më kërkoj”, Uheid Hoxha e dha shkëndijën e parë me Besën e Kavajës

“Në Shkodër ndoshta do të kthehem një ditë, por i siguroj që do të më kërkojnë përsëri. Festime të tjera na presin. Shpresoj që kjo të mos jetë kundër Vllaznisë”, kështu do të shprehej Uheid Hoxha për “Sport Ekspres” vetëm pak ditë më parë.

Një bindje kjo e një njeriu që ka dalë nga akademia e shkodranëve dhe nuk u vlerësua në mënyrën e duhur. Padyshim që aftësitë e tij nuk diskutohen, por te Vllaznia nuk i dhanë mbështetjen e duhur. Kjo e bëri Hoxhën që të niste një aventurë të re, duke kaluar në huazim te Besa e Kavajës.

Sinjalin e parë e dha në atë takim të Kupës kundër Egnatias, ku realizoi golin e vetëm të takimit në fitoren 0-1. Pra menjëherë kthehet në një protagonist te klubi nga Kavaja, megjithëse është vetëm 19-vjeç. Nëse vazhdohet në këto ritme, edhe në Shkodër do të nisin të rimendojnë shpejt gabimin e bërë me trajtimin e një futbollisti si Uheid Hoxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *