Vllaznia bën detyrën dhe i arratiset Teutës

Vllaznia bën gjithçka mirë në ndeshjen me Lushnjen. Që në pjesën e parë skuadra e Ernest Gjokës shënoi tre herë me Sukajn që bëri dy gola dhe Ribajn që shënoi një herë. 3 pikë me shumë vlerë para ndeshjes direkte me Teutën për shkodranët dhe tani e shohin veten disi më të sigurt në klasifikim, pasi shkëputen nga durrsakët me 3 pikë. Që në 15 minuta e para Vllaznia e pa veten në avantazhin e dy golave, me Sukajn që fillimisht realizoi që në fillimin e ndeshjes e më pas Ribajn që dyfishoi. Për t’u veçuar goli i tretë i Sukajt, që realizoi që nga gjysmëfusha e tij, pasi pa daljen jo të mirë të portierit mik. Një pjesën e dytë ishte radha e Pusit për të gjetur golin në debutimin e tij në Superiore. Pak sekonda për të dhe menjëherë gol. 4-0 dhe tani duhet përgatitur me qetësi ndeshja e radhës me “djemtë e detit”.

Vllaznia 4-0 Lushnja

Shënues: Sukaj 6′, 45′, Ribaj 15′, Pusi 82’

GOLAT

 

6′ – Sukaj befason me goditjen e tij portierin e Lushnjes, duke kaluar të tijtë në avantazh

15′ – Pasim perfekt i Vucajt, Ribaj nga jashtë zone godet bukur dhe dyfishon rezultatin.

45′ – Sukaj provon nga gjysmëfusha e tij, dalje e gabuar e portierit dhe topi përfundon në rrjetë.

82’ – Pak sekonda pasi ishte futur në fuyshën e lojës mer rnjë top nga mesfusha dhe avancon nga e djathta, pasi futet brenda zone tregohet i skatë dhe shënon golin e katërt për shkodranët.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Lika, Krymi, Vucaj (Tafili 59′), Çinari (Kalaja 63′), Sukaj (Pusi 79′), Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Pjeshka, Hajdari, Gurishta.

Lushnja: Spaho, Magani, Premçi, Ruço, Mone, Branica (Pergjini 61′), Taullau (Marku 54′), Alushi, Pepa (Meto 77′), Papa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla. Të gatshëm: Bejte, Bizhyti, Gava, Haxhiu.

Gjyqtarë: O. Kuka, D. Rexha, P. Puto, K. Kola.

Kartonë të verdhë: Taullau 36′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *