Vllaznia befasohet në fund, Besëlidhja del me kokën lart

Vllaznia ka ngecur në shtëpi kundër Besëlidhjes, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Edhe pse u duk se gjithçka po mbyllej me fitoren e shkodranëve, në fund lezhjanët kanë arritur të befasojnë dhe të shënojnë.

Një Vllazni këmbëngulëse, që në pjesën e parë nuk ia doli dot të shënonte dhe 45 minutat e para u mbyllën pa gol. Me fillimin e pjesës së dytë, shkodranët arritën të fitojnë një penallti dhe mbrojtësi Olsi Gocaj nga pika e bardhë u tregua i saktë.

Besëlidhjes iu deshën disa minuta për ta marrë veten dhe në fund e vunë në vështirësi Vllazninë. Këmbëngulja e tyre u shpërblye dhe në fund Kamara arriti të shënonte golin që bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë.

KATEGORIA E PARË – Java 13
GRUPI A
Të shtunën, 15 dhjetor 2018, ora 13:30
Vllaznia-Besëlidhja 1-1
Shënues:
Gocaj 56’ (pen.) / Kamara 93’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *