Vllaznia arratiset në grupin A, Besa i përgjigjet Bylisit

Vllaznisë i mjaftuan dy gola në pjesën e dytë për të siguruar trepikëshin e radhës. Golat e Krymit dhe Hajdarit i dhuruan fitoren ekipit të Likës, që është ngjitur në kuotën e 44 pikëve. Diferenca me Erzenin e vendit të dytë ka shkuar në 12 pikë dhe shkodranët janë shumë afër rikthimit në Superiore.

Erzeni nuk ia doli të fitonte në shtëpi përballë Vorës së vendit të fundit, ndërsa Burreli befasoi Dinamon, duke fituar me golin e Ajazit. Veleçiku ruajti deri në fund golin e Ujkajt në minutën e tretë dhe mposhti Shënkollin, duke u ngjitur në vendin e gjashtë. Ndeshja Besëlidhja-Korabi u shty, si pasojë e erës së fortë që po frynte në Lezhë.

Në Grupin B nuk pati surpriza. Bylisi kryesues siguroi një fitore tepër të rëndësishme në transfertë. Goli i Guindos përcaktoi ndeshjen përballë Orikut, duke e ngjitur Bylisin në kuotën e 42 pikëve.

Besa hasi vështirësi për të mposhtur Turbinën në shtëpi. Dy golat e Onuh në minutat e fundit vendosën sfidën dhe ekipi i Maganit është ngjitur në kuotën e 35 pikëve dhe diferenca me Bylisin vazhdon të jetë 7 pikë.

Një gol i Topllarit i siguroi fitoren Pogradecit përballë Lushnjes, ndërsa Egnatia riktheu disavantazhin, duke fituar 2-1 përballë Apolonisë. Në barazim 1-1 u mbyll dueli Tomori-Elbasani, me boshnjakun Mujkiç që shmangu në minutat e fundit humbjen e ekipit beratas.

KATEGORIA E PARA – Java 18

GRUPI A
E shtunë, më 23 shkurt 2019, ora 14:00

Dinamo-Burreli 0-1
Shënues
: Ajazi 58′
Veleçiku-Shënkolli 1-0
Shënues: Ujkaj 3′
Erzeni-Vora 0-0
*Besëlidhja-Korabi
Vllaznia-Iliria 2-0
Shënues: Krymi 62′, Hajdari 68′

GRUPI B
E shtunë, më 23 shkurt 2019, ora 14:00

Oriku-Bylisi 0-1
Shënues: Guindo 36′
Pogradeci-Lushnja 1-0
Shënues: Topllari 82′
Egnatia-Apolonia 2-1
Shënues: Canka 33′, Troka 80′ / Vladisavljeviç 16′
Besa-Turbina 2-0
Shënues
: Onuh 77′, 80′
Tomori-Elbasani 1-1
Shënues: Mujkiç 86′ / Hoxhaj 9′

*Ndeshja Besëlidhja-Korabi është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike në Lezhë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *