Vlerësimi për Gjimshitin në Itali: Sterling e mbylli, por për Agueron nuk ka asnjë ide

Berat Gjimshiti e nisi si titullar përballjen ndaj Manchester Cityt në “Champions League”. Një arritje për mbrojtësin shqiptar që luajti nga minuta e parë në një arenë të tillë. Por mbrëmja nuk do të ishte edhe aq e bukur pasi gjigantët anglez fituan me rezultatin 5-1.

Përgjegjësia e madhe e Gjimshitit ishte në golin e parë, teksa Aguero iu shkëput bukur nga pas krahëve për të dërguar topin në rrjetë. Sipas medias së njohur italiane, “Calciomercato”, futbollisti i Shqipërisë së bashku me dy mbrojtësit e tjerë, vlerësohen me notën 5.5.

Ndërsa te përshkrimi, përmendet fakti se me Sterling ia doli deri diku për ta bllokuar, por jo me Agueron. “E mbyll mirë Sterling nga krahu dhe ka qendrueshmërinë e duhur ndaj Foden, pa shkaktuar penallti në sezon. Por nuk ka asnjë ide sesi të ndalojë Agueron, atje ku po qarkullonin të gjitha pasat për të arritur te golin. Arrin të qendroj mirë në përballjen tek për tek me Sterling”, përfundon vlerësimi. /Sport Ekspres/