Vlerësimi i lartë i Duros për lojtarin e Tiranës: “10-shi” më i mirë pas Devi Mukës

Edon Hasani po kthehet në një lojtar të rëndësishëm te Tirana. Jo vetëm me golat e shënuara, por edhe me lojën e zhvilluar, duke i dhënë një tjetër ritëm skuadrës.

Pikërisht për këtë arsye, ka ardhur edhe një vlerësim i lartë nga ana e Klodian Duros. Në faqen zyrtare të Hasanit në “Instagram”, ka ardhur edhe komenti i figurës së njohur sportive në Shqipëri: “10-shi më i mirë te Tirana pas Devi Mukës”. Sigurisht që për vetë Hasanin ky mbetet një vlerësim i madh, por njëkohësisht edhe i merituar, duke parë atë që po prodhon në fushën e lojës. /Sport Ekspres/