Vlerësimet në mediat italiane, fundjavë pozitive për legjionarët

Fundjava shkoi në përgjithësi mirë për legjionarët në Itali. Në Serie A, Etrit Berisha mori një fitore mjaft të rëndësishme për luftën e Championsit, me Atalantën e tij. Nga “Gazzeta dello Sport”, gardiani i kombëtares sonë është vlerësuar me notën 6, teksa ka marrë kritika të lehta për faktin se nuk guxon shumë për të dalë nga porta. Nga ana tjetër, Veseli u vlerësua me 5.5, ku mbrojtja e Empolit çaloi disi ndaj Lacios së Strakoshës, i cili u vlerësua me 6.5

Berisha 6 – “Bën një super pritje në fillim të ndeshjes. Pak i guximshëm  në daljet nga porta.”

Veseli 5.5

Strakosha 6.5

Ndërkohë, në Serie B, Ledjan Memushaj me Peskarën e tij, barazoi 1-1 me Foxhian, teksa mesfushori ynë u vlerësua shumë për performancën e tij. Vlonjati, u cilësua nga mediat si një urë lidhëse për mbrojtjen me sulmin e Peskarës, duke marrë notën 6. Ndërkohë, Dermaku, u vlerësua pozitivisht, pavarësisht humbjes së Kozencës, ku dhe ai mori notën 6.

Memushaj 6 – “Lidh mbrojtjen me sulmin, duke e ndihmuar ekipin shumë, sidomos në fazën përpara.”

Dermaku 6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *