Vlerësimet e gardianëve kuqezi: Berisha dhe Kastrati super, Strakosha kalues

Atalanta arriti një fitore të madhe kundër Lacios, pavarësisht se ekipi i Inzagit nuk e meritonte të dilte pa pikë nga ky takim. Goli i Zapatës në minutën e parë të ndeshjes i dhuroi tre pikë ekipit bergamask, që tashmë ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë.

Etrit Berisha ishte deçiziv gjatë ndeshjes së mbrëmshe dhe kreu dy pritje të bukura përballë Imobiles dhe Milinkoviç-Saviç, duke mbajtur të paprekur portën e tij. Nga minuta e 57-të u fut në lojë dhe erat Gjimshiti për Atalantën, ndërsa Tomas Strakosha ishte titullar i Lacios.

“Gazzetta dello Sport” ka publikuar notat e ndeshjes së djeshme. Paraqitja pozitive e Berishës është vlerësuar me notën 7, të njëjtën që ka marrë dhe sulmuesi Zapata, i cili shënoi golin e fitores. Dy pritjet ndaj Imobiles dhe mesfushorit serb janë vlerësuar, ndërsa Strakosha ka marrë notën 5.5. Gardiani 23-vjeçar nuk kishte asnjë fjalë te goli i pësuar, ndërsa gaboi në një dalje të pasigurt.

Elhan Kastrati

Prej disa ndeshjes vazhdon të luajë si titullar me Peskarën dhe Elhan Kastrati. Portieri 21-vjeçar zhvilloi një takim pozitiv kundër Veronës në transfertë, pavarësisht se Peskara e tij dhe Memushajt u mposht me rezultatin 3-1. Gardiani, i cili është pjesë e Shqipërisë U21 dhe u grumbullua nga kombëtarja e madhe në miqësoren kundër Uellsit, ka marrë një vlerësim pozitiv për takimin ndaj Veronës, duke marrë notën 7.

Pret gjithçka çfarë mundet të presë, duke dalë dhe si një portier hokeji. I pafajshëm në golat e pësuar dhe eviton një humbje më të thellë të Peskarës”, shkruhet në vlerësimin për Kastratin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *