Vlerësime të mëdha nga Gasperini për Igli Taren: Blen lojtarë të klasit të lartë, vetëm mendoni…

Vlerësime të mëdha kanë ardhur nga trajneri i Atalantës, Gasperini, për Igli Taren. Një trajner që arriti të bënte mrekullinë, duke e dërguar ekipin nga Bergamo në “Champions League”.

Kur gazetarët e pyesin për Lacion dhe atë finale të humbur në Kupën e Italisë në sezonin e shkuar, Gasperini ka edhe disa lëvdata për drejtorin sportiv: “Lacio është një skuadër e madhe. Tare ka bërë një punë vërtet shumë të mirë. Ai blen lojtarë të një klasi të lartë. Gjithmonë e kam futur këtë ekip tek më të fortit. Vetëm mendoni për Luis Alberton, Correa, Imobile dhe Milinkoviç. Unë mendoj se do të jetë viti i duhur që Lacio të rikthehet në “Champions League”, u shpreh trajneri Gasperini.

Të gjithë futbollistët e sipërpërmendur janë gjetjet brilante të Igli Tares, që gjithmonë në këto vitet e fundit, shpallet si drejtori sportiv më i mirë në Seria A. /Sport Ekspres/