Vlerësime të larta për shqiptarët/ Kumbbullës nuk i shpëton asgjë, me Dërmakun në ajër është e kotë

Verona ka arritur të fitojë me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Parmës, duke grumbulluar tre pikët e radhës që i shtohen dhe e afrojnë më tepër me objektivin kryesor të këtij ekipi, për të mbijetuar. Tre lojtarë shqiptarë luajtën në fushën e lojës dhe më i miri prej tyre ishte Marash Kumbulla. Mbrojtësi 19-vjeçar ka nisur një sezon ëndrrash dhe po merr vëmendjen e të gjithëve.

Sa i përket vlerësimeve nga “Ysport” në fundin e ndeshjes, Kumbulla është lojtari me notën e dytë më të lartë në fushë. Diçka më poshtë vjen Amir Rrahmani, që i ka vuajtur duelet me një kundërshtar të shpejt si Gervinho. Nga ana tjetër, edhe Kastriot Dërmaku është lojtari i dytë më i vlerësuar te Parma, me notën 6, ndërsa Darmian ishte ai që dalloi me notën 6.5. Për mbrojtësin gjigant theksohet fakti se në ajër nuk ka kundërshtar dhe e zotëron në përsosmëri këtë “aspekt. /Sport Ekspres/

Vlerësimet

Dërmaku 6: “Të impresionon me strukturën fizike. Në luftën në ajër e zotëron në perfeksion. Një tjetër provë e mirë për qendërmbrojtësin”.
Rrahmani 6: “Nga tre qendërmbrojtësit, është ai që vuan më shumë. Ka shumë duele me Gervinho, që vjen si një hije dhe në shumë raste shkon me topin në zonë”.
Kumbulla 6.5: “Nuk i kalon asgjë. Vazhdon me ndeshjet e mëdha mbrojtësi i ri i Veronës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *