Vlerësime në Azerbaixhan dhe Bjellorusi, shkëlqejnë dy “ish”-ët e Superiores

Ish-futbollisti i Skënderbeut Xhejms Adeniji vazhdon të spikasë në Azerbaixhan me skuadrën e Gabalas. Në takimin e kësaj fundjave nigeriani shënoi një ndër golat e fitores 2 – 1 të Gabalës.

Goli dhe loja e mirë bën që 26-vjeçari të vlerësohet me një vend në formacionin e javës. Përgjatë këtij sezoni Xhejms ka qenë një ndër lojtarët më të aktivizuar tek ekipi i tij, ku 23 ndeshje ka arritur të shënojë 9 gola në kampionat.

https://www.facebook.com/1514155852227941/videos/vb.1514155852227941/2340955062893912/?type=2&theater

Zhvendosemi në Bjellorusi ku një tjetër “ish” i Superiores po kalon një formë të shkëlqyer. Elis Bakaj shënoi golin e vetëm për skuadrën e Shaktar Soligorks në ndeshjen kundër Slutskit. Teksa janë luajtur 3 javë kampionat, skuadra e shqiptarit kryeson renditjen e tabelës me pikë të barabarta me Dinamo Brest.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *