Vlerësim për Koliçin, shpallet lojtari i muajit

Enea Koliçi është votuar futbollisti i muajit prill nga shoqata “Sporti na Bashkon”, teksa gazetarët sportivë kanë vlerësuar paraqitjet e portierit të Flamurtarit më shumë se golat e shënuar nga Ismail Dunga dhe Redon Xhixha respektivisht me Luftëtarin dhe Laçin.

“Gardiani” i Flamurtarit vazhdon të mbetet një ndër portierët më të mirë në qarkullim në Kategorinë Superiore dhe këtë e tregoi më së miri në muajin prill, ku ishte protagonist i disa takimeve me skuadrën vlonjate.

Ndaj Kukësit ai ishte protagonisti kryesor, duke ndalur shumë gjuajtje të rivalëve drejt portës së tij. Është e sigurt që dhe sezonin tjetër interesi i klubeve shqiptare për portierin pogradecar do të jetë  i lartë, pasi 33-vjeçari nuk po tregon aspak shenja plakjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *