Vlen 120 milionë euro, çfarë derbi për talentin e Benfikës!

Deri verën e shkuar nuk e njihte askush jashtë Portugalisë, por tashmë emri Zhoao Feliks është në qendër të vëmendjes, pasi gjithë klubet më të mëdhenj në botë po e ndjekin me interes të madh.

Sulmuesi 19-vjeçar ka mahnitur te Benfika dhe ka shënuar mesatarisht një gol për çdo dy ndeshje këtë sezon, ndërkohë që të gjithë po e krahasojnë me legjenda si Kaka apo Rui Kosta, duke parë teknikën dhe lëvizjet e tij.

Kohët e fundit është raportuar se Mançester Junajtid është gati të ofrojë shifra të çmendura për djaloshin e thirrur së fundi nga kombëtarja portugeze.

Megjithatë, The Sun raporton se tashmë në lojë është futur edhe Mançester Siti, sepse Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin. Drejtori sportiv Çiki Begirishtain ka qenë në Lisbonë në ndeshjen Benfika-Dinamo Zagreb, pikërisht për Feliks, ndërsa tashmë derbi ka nisur.

Kush paguan klauzolën e prishjes së kontratës, e merr lojtarin pa nevojën e negociatave me Benfikës, por natyrisht bëhet fjalë për shifra kolosale dhe nuk duhet harruar se edhe Feliks me përfaqësuesit e tij kanë kërkesa mjaft të larta ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *