“Vjet triumfuam moralisht! Dua Kualjarelën, veç… zemërimit të Zotit!”

0

Aurelio De Laurentis feston sot 70-vjetorin e lindjes. Presidenti karizmatik ndodhet në krye të Napolit që prej vitit 2004. Klubi dhe ekipi janë rritur shumë gjatë kësaj kohe dhe sot janë të vetmit që “kërcënojnë” dominimin e Juventusit në Serie A.

Kreu i klubit napolitan flet për ekipin e zemrës, thumbon Juventusin, ka një ftesë për Fabio Kualjarelën, i cili është një napolitan në zemër, dhe e mbyll me merkaton. Në stol është Ançeloti dhe De Laurentis ndihet për mrekulli me të. Ambiciet janë të mëdha dhe Napoli është në rrugën e duhur për të fituar trofe.

TITULLI – “Përveç epokës së Maradonës, Napoli nuk ka patur kurrë një rol ndërkombëtar kaq autoritar. Statusi ynë është i dukshëm. Vitin e kaluar e fituam ne titullin moralisht. Zhvilluam një futboll të mrekullueshëm dhe e di se ai titull na përket ne. Megjithatë, në futboll ekzistojnë edhe agjentë të jashtëm. Kur të mposhten këta faktorë, mund të flitet për besueshmëri.”

KUALJARELA – “Me Ançelotin kam nisur ciklin tim të katërt te Napoli. Jam shumë i lumtur me të dhe po ashtu ndihet edhe ai me ne. Dua të shpreh diçka. Kualjarela meriton ta mbyllë karrierën te Napoli. Nuk është çështje ekonomike, por romantike. I duhet dhënë mundësia për të jetuar këtu me gëzim.”

MERKATO – “E dimë që duhet të ndërhyjmë në mbrojtje. Nuk do e kemi të lehtë për të ndërhyrë në mesfushë, ndërsa në sulm kemi zemërimin e Zotit. Insinje? Kaloi një periudhë të errët, që ndikoi në psikologjinë e tij. Pas asaj bisede me Rajolën në shtëpinë e Ançelotit, çështja u zgjidh.”

REFUZIMI – “Një zotëri, disa ditë më parë, miqësisht, erdhi dhe më tha që kam një mundësi për të njohur me një blerës që ofron 900 milionë euro. Qesha dhe i thashë: Napoli nuk është në shitje.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.